Sipas Këshillit Prokurorial të Kosovës, vështirësitë financiare me të cilat përballen nuk janë të shkaktuara nga keqmenaxhimi.
Ata theksojnë se bartja e obligimeve nga vitet e kaluara ka krijuar pengesa në funksionimin e institucionit, duke ndikuar negativisht në përmbushjen e nevojave buxhetore.
Në një deklaratë të bërë të hënën, ata nënvizuan se me një shtesë prej mbi 11 milionë eurosh, do të ishte e mundur ofrimi i shërbimeve më të mira dhe rritja e besimit të qytetarëve në këtë institucion.
Një pjesë e këtyre fondeve do të ndahen për investime kapitale që janë të nevojshme për Këshillin Prokurorial. Ata shprehen se nuk kërkojnë luks, por thjesht kushte elementare për kryerjen e punës.
Për më shumë detaje, ndiqni kronikën që vijon.



















You must be logged in to post a comment Login