Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të sigurojë një ulëse shtesë në Kuvendin e Kosovës, duke e çuar numrin e mandateve në 52. Ky përmirësim dhe përditësim i rezultatit ka ardhur nga votat që janë dërguar me postë nga diaspora.
Ulëseja e re është marrë nga Partia Demokratike e Kosovës, duke e sjellë Vetëvendosjen nga 48 në 52 mandate, sa kishte fillimisht pas numërimit të votave brenda vendit.
Aktualisht, Partia Demokratike e Kosovës ka mbetur me 22 mandate, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka 19. Aleanca, përfiton gjithashtu 7 ulëse në Kuvend.



















You must be logged in to post a comment Login