Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Arie di Libertà”, sopranoja Arta Jashari ngjitet në skenë me maestron italian Mirco Roverelli

“Arie di Libertà”, sopranoja Arta Jashari ngjitet në skenë me maestron italian Mirco Roverelli

Në Amfiteatrin e ri të Bibliotekës Qendrore Universitare të Prishtinës, sot në ora 20:00, sopranoja Arta Jashari do të zhvillojë koncertin e saj solistik të titulluar “Arie di Libertà” – “Arie të Lirisë”.

Ky koncert do të vihet në skenë nën drejtimin e maestro Mirco Roverelli, një pianist dhe dirigjent i njohur italian, i cili është i lidhur me Accademia Nazionale di Santa Cecilia në Romë. Maestro Roverelli ka një karrierë të pasur dhe ka bashkëpunuar me emra të shquar në fushën e muzikës operistike, si José Carreras dhe Anna Netrebko.

Ky eveniment është mundësuar falë mbështetjes dhe patronazhit të Kryetarit të Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama, në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Kosovë dhe Universitetin e Prishtinës.

Koncerti përfshin një program me vepra premierë dhe shënon aktivitetet përkatëse në kuadër të “Festa della Repubblica Italiana” dhe të Çlirimit të Prishtinës. Ky aktivitet do të shërbejë si një urë lidhëse mes dy vendeve në këtë bashkëpunim kulturor të veçantë.

Përveç Arta Jasharit dhe maestro Mirco Roverelli, në këtë mbrëmje artistike do të jenë të pranishëm edhe artistë dhe bashkëpunëtorë të tjerë, përfshirë Avni Krasniqi, Elikona Hysaj Shala, Kori i Fëmijëve “Okarina”, Elona Sadiku, Urta Haziraj dhe Andra Rexhepi.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement