Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Arrestohet në Belgjikë shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje dhe trafik droge

Arrestohet në Belgjikë shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje dhe trafik droge

Një qytetar shqiptar është arrestuar në Belgjikë në kuadër të një operacioni ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”. Ky operacion u realizua në bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare dhe atyre belge.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, i arrestuari është identifikuar si Gerd Gjinarari, 52 vjeç. Ai po qëndronte në Belgjikë me dokumente italiane, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Arrestimi u realizua pas një shkëmbimi informacioni mes Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit dhe specialistëve të Interpol në Bruksel.

<

Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Tiranë, me një vendim të vitit 2014, dhe Gjykata e Apelit në Korçë, me një vendim të vitit 2019, kanë njohur vendimin penal të autoriteteve italiane. Gjinarari është dënuar me burgim të përjetshëm për vepra të rënda penale, përfshirë “Vrasja me paramendim” dhe “Organizata kriminale”.

Bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Brukselit vazhdon, me qëllim përfundimin e procedureve për ekstradimin e këtij shtetasi.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement