Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, dhe Salih Mustafa kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ndarjen nga jeta të Kimete Fazliu-Podvoricës. Ajo ishte motra e heronjve Fahri dhe Bahri Fazliu.
Familja Fazliu ka njoftuar për këtë ngjarje të trishtuar përmes një postimi në rrjetet sociale. Në këtë mesazh, ata shprehën mirënjohjen e tyre për të gjithë ata që kanë ofruar ngushëllime dhe mbështetje gjatë këtyre momenteve të vështira.
“Në emër të familjes Fazliu dhe Podvorica, shprehim falënderimet tona më të sinqerta për ngushëllimet, respektin, kujdesin dhe mbështetjen e treguar në këto momente të dhimbshme për familjen tonë”, shkruhej në postim.
Kimete Fazliu-Podvorica ndërroi jetë më 12 qershor në Gjermani, pas një sëmundjeje të rëndë.
Be the first to comment