Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Kosova është një demokraci e konsoliduar”, Osmani flet në TRT për zgjedhjet e 7 qershorit

“Kosova është një demokraci e konsoliduar”, Osmani flet në TRT për zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka theksuar se Kosova është një shtet demokratik që nuk ka toleruar kurrë ata që dëshirojnë të ushtrojnë kontroll të plotë mbi të.

Kjo deklaratë u bë gjatë një interviste për televizionin turk “TRT”, gjatë së cilës Osmani komentoi procesin zgjedhor të datës 7 qershor.

Ajo theksoi se Kosova është një demokraci shumë e konsoliduar. Sipas saj, nuk ka toleruar kurrë individë që dëshirojnë të kenë kontroll mbi gjithçka. Osmani shprehu se ky parim vlef për të gjithë, duke theksuar rëndësinë e zërit të popullit që kërkon që partitë politike të arrijnë kompromis dhe të qeverisin së bashku.

Bartësja e listës së LDK-së dhe kandidatja për presidente e kësaj partie theksoi se historia e Kosovës tregon se kur partitë vendosin interesin kombëtar në radhë të parë, rezultatet janë gjithmonë pozitive për vendin dhe qytetarët.

Ajo shtoi se sa herë partitë politike kanë gjetur zgjidhje për të avancuar interesat kombëtare, kanë ekzistuar rezultate që kanë kontribuar në mirëqenien e vendit dhe popullit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement