Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

S’mund ta besoj se është reale…

S’mund ta besoj se është reale...

Një moment i veçantë dhe emocional është ndodhur në ‘Cidade do Futebol’, ku influencuesja e njohur e futbollit, Céline Dept, ka realizuar ëndrrën e saj duke takuar idhullin e saj, Cristiano Ronaldo.

Takimi ka qenë tejet emocionues për belgen, e cila nuk e ka mbajtur dot veten përballë yllit portugez, një nga figurat më ikonikë të futbollit global.

Pas këtij momenti, ajo ka ndarë emocionet e saj në rrjetet sociale, duke shprehur dyshime në lidhje me realitetin e asaj që kishte ndodhur.

<

“Nuk mund ta besoj se kjo është reale. Kisha mundësinë të takoja idhullin tim të madh, Cristiano Ronaldon. Ai është personi që më ka frymëzuar të filloj të luaj futboll dhe të besoj në veten time,” ka shkruar ajo në Instagram.

Céline ka theksuar gjithashtu se Ronaldo është një frymëzim për miliona njerëz në të gjithë botën dhe se ky moment do të mbetet i paharrueshëm për të.

“Cristiano është një frymëzim për kaq shumë njerëz. Nuk do ta harroj kurrë këtë ditë,” ka përfunduar influencuesja belge.

Ky takim i veçantë tregon edhe një herë ndikimin global të Cristiano Ronaldos, i cili vazhdon të mbetet një nga figurat më të dashura dhe më frymëzuese të sportit modern.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement