Familja e njohur e estradës, Mihrije Braha dhe Naim Abazi, sot kanë një arsye të jashtëzakonshme për të festuar. Djali i tyre, Platori, ka kurorëzuar dashurinë e tij me partneren Tringë, pas një fejesë disa vjeçare.
Lajmin e gëzueshëm e shpërndau vetë Tringa përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ndau një foto të çifti duke nënshkruar dokumentet zyrtare të martesës. Në këtë moment të veçantë, Tringa dukej e mrekullueshme e veshur me të bardha, ndërsa krahas fotos ajo shkroi një mesazh të veçantë: “Jam tepër bashkëshorte për të qenë thjesht një e dashur”.
Ky hap i rëndësishëm ka sjellë një lumë urimesh në seksionin e komenteve, mes të cilave spikati urimi i vjehrrës së saj, këngëtares Mihrije Braha, e cila shprehu gëzimin e saj me fjalët “Urime”, të shoqëruara me zemra dhe emoji të mbretëreshës.
Urime edhe nga ne!



















You must be logged in to post a comment Login