Influencerja e njohur e rrjeteve sociale, Rita, e cila njihet me emrin e përdoruesit ritaa.vibes, ka befasuar fansat e saj me një lajmi të papritur. Për herë të parë, ajo ka vendosur të ndajë me publikun një moment mjaft privat: portretin e bashkëshortit të saj.
Në një video të publikuar në llogarinë e saj zyrtare në TikTok, Rita shfaqet e buzëqeshur dhe e lumtur krah partnerit. Ajo ka shtuar mbi video fjalët “Burri jem”, të shoqëruara me një emoji me zemra në sy, duke zyrtarizuar kështu lidhjen e saj para një audience të gjerë.
Kjo lëvizje ka shkaktuar një reagim të menjëhershëm në rrjetet sociale, duke marrë parasysh se Rita kishte mbajtur jetën e saj private larg objektivave mediale deri tani. Ky interes tregon qartë se publiku dëshiron të njohë njeriun që ka fituar zemrën e influencers së tyre të preferuar.



















You must be logged in to post a comment Login