“Top Arena”, emisioni i dedikuar për Botërorin 2026, ka hyrë në natën e dytë të transmetimit. Mbrëmë, i ftuar në këtë emision ishte këngëtari i njohur Blero, i cili së fundmi ka nisur edhe menaxhimin e futbollistëve dhe ka përmbyllur transferimet e para.
Brikena Selmani, një nga moderatorët e emisionit, realizoi një intervistë të veçantë me Bleron, në të cilën ai zbuloi se si ka njohur bashkëshorten e tij dhe ndjesinë që ndjen si baba i një djali.
Pjesë nga intervista:
Brikena: Je bërë viral për shprehjen “po s’të deshi familja, s’të don as kojshia”…
Blero: Kjo është një bisedë që kam pasur me Metin në Big Brother. E përgëzoj atë që e bëri montazhin, sepse është shumë kreativ.
Brikena: A ke menduar të shkruash ndonjë libër, duke pasur parasysh shprehjet e njohura që ke bërë?
Blero: Mund ta bëj, por do të jetë autobiografik.
Brikena: Si po e përjeton rolin e menaxherit?
Blero: Futbolli ka qenë gjithmonë dashuria ime. Kam ndihmuar të rinjtë në muzikë dhe tani po mendoj t’i ndihmoj edhe në sport.
Brikena: Si ndihesh që tani je baba i një djali?
Blero: Vajza ime do të mbesë gjithmonë numri 1 në jetën time, pavarësisht sa fëmijë të kem. Djali është akoma i vogël, por çdo fëmijë është i shenjtë.
Brikena: Si keni ndodhur të njiheni me bashkëshorten?
Blero: Përmes shoqërisë së përbashkët.
Brikena: Si të bëri për vete?
Blero: Kur e sheh një femër në këtë mënyrë, nuk ka mundësi të ndodhë ndryshe.
Brikena: Këtu e ke përfunduar beqarinë për herë të tretë. Çfarë ke fituar dhe humbur nga këto eksperienca?
Blero: Kam fituar një pasurim në kuptimin e jetës dhe vendimeve të mia. Nuk jam pishman për asgjë; janë mësime jetësore dhe ndihem krenar që kam pasur mundësinë të lidhem me njerëz të tillë.



















You must be logged in to post a comment Login