Gjatë një interviste të zhvilluar nga Mateo Borri me influencerin dhe ish-banorja e Big Brother VIP3, Erjola Doçi, ajo e surprizoi atë me një pyetje të papritur. Ndërkohë, në panelin e Top Arena ishin të pranishëm edhe Brikena, ish-partnerja e Mateos, me të cilën ai kishte nisur një romance brenda shtëpisë së BB.
Erjola e pyeti Mateon se si ndihet ta ndajë skenën me ish-të dashurën e tij. Mateo, i papërgatitur për këtë pyetje, u shpreh: “Ashtu siç po e sheh edhe vetë.”
Në bisedë, Mateo e pyeti Erjolën nëse mendonte se partneri i saj aktual do të ishte ideal dhe i fundit për të. Ajo, me humor, iu përgjigj: “Këtë s’e di, përndryshe do ta dije edhe ti… nejse, nuk po ju ngacmoj më. Edhe një pyetje.”
Mateo iu përgjigj: “Nuk ka pyetje nga ty.”
Biseda dhe dinamika mes tyre sjellin një atmosferë interesante, duke reflektuar natyrën e marrëdhënieve në këtë mjedis të njohur.
Be the first to comment