Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Votat për deputetë – Përfundon numërimi në Gjilan dhe Prizren, vazhdon në Prishtinë

Votat për deputetë – Përfundon numërimi në Gjilan dhe Prizren, vazhdon në Prishtinë

Aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve për zgjedhjet e parakohshme të datës 7 qershor po vazhdojnë.

Sipas zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, deri tani procesi i verifikimit dhe numërimit ka përfunduar në 37 Qendra Komunale të Numërimit. Numri total i vendvotimeve të procesuara është 2,425 nga 2,498, që përbën 97.07% të totalit.

Elezi theksoi se procesi i numërimit dhe verifikimit ende nuk është përmbyllur në QKN-në e komunës së Prishtinës, e cila ka mbetur një numër prej 73 vendvotimesh për t’u numëruar.

Qendrat Komunale të Numërimit që kanë përfunduar aktivitetet deri tani përfshijnë:

  • E hënë, 8 qershor, deri në orën 24:00:

    • Junik (6/6)
    • Shtërpcë (17/17)
    • Hani i Elezit (11/11)
    • Partesh (7/7)
    • Mamushë (5/5)
  • E martë, 9 qershor, deri në orën 16:00:

    • Zubin Potok (15/15)
    • Zveçan (11/11)
    • Kllokot (8/8)
    • Novobërdë (23/23)
    • Obiliq (34/34)
    • Shtime (33/33)
    • Ranillug (10/10)
    • Mitrovicë Veriu (21/21)
  • E mërkurë, 10 qershor, deri në orën 16:00:

    • Deçan (48/48)
    • Dragash (57/57)
    • Kamenicë (46/46)
    • Graçanicë (33/33)
    • Klinë (62/62)
    • Viti (62/62)
    • Kaçanik (44/44)
    • Rahovec (75/75)
    • Leposaviq (25/25)
  • E mërkurë, 10 qershor, deri në orën 24:00:

    • Istog (60/60)
    • Skenderaj (71/71)
    • Malishevë (72/72)
    • Drenas (73/73)
    • Lipjan (83/83)
    • Pejë (135/135)
    • Podujevë (103/103)
  • E enjte, 11 qershor, deri në orën 16:00:

    • Fushë Kosovë (62/62)
    • Ferizaj (146/146)
    • Suharekë (86/86)
    • Vushtrri (89/89)
    • Mitrovicë e Jugut (100/100)
    • Gjakovë (144/144)
  • E premte, 12 qershor, deri në orën 16:00:
    • Gjilan (127/127)
    • Prizren (232/232)

Procesi po zhvillohet në përputhje me procedurat e paracaktuara dhe ekipi i komisionit është i angazhuar për të siguruar transparencën dhe saktësinë e rezultateve.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement