Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

 Begaj sot në Kosovë, Policia paralajmëron ndërprerje të përkohshme të trafikut

 Begaj sot në Kosovë, Policia paralajmëron ndërprerje të përkohshme të trafikut

Sot në orët e mbrëmjes, në Kosovë pritet të zhvillohet një vizitë zyrtare nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj vizite do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore. Kjo do të ndodhë për shkak të lëvizjes së eskortës presidenciale dhe do të zgjat për intervale të shkurtra kohore.

Në njoftim, theksohet se për të mundësuar qarkullimin e lirë të eskortës, fillimisht në pikën kufitare Vërmicë dhe më pas gjatë aktiviteteve të agjendës zyrtare, do të ndërpritet përkohësisht qarkullimi në disa rrugë. Madje, mund të ketë edhe riorientim të trafikut në rrugë alternative.

Policia e Kosovës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement