Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

40% e të moshuarve në Japoni duan të vazhdojnë të punojnë, shkak nevoja për rrogë

40% e të moshuarve në Japoni duan të vazhdojnë të punojnë, shkak nevoja për rrogë

Afro 40 për qind e japonezëve të moshës 65 vjeç e lart shprehin dëshirën për të vazhduar punën me pagesë për shkak të nevojave financiare. Kështu theksohet në një raport të publikuar nga qeveria japoneze mbi plakjen e popullsisë, sipas një artikulli nga ‘The Japan Times’.

Të dhënat e raportit tregojnë se përqindja e të moshuarve që dëshirojnë të mbeten aktivë në tregun e punës është dukshëm më e lartë se në Shtetet e Bashkuara, Gjermani dhe Suedi. Gati gjysma e atyre që duan të vazhdojnë punën e kanë si motiv të parë fitimin e të ardhurave.

Përveç kësaj, 25 për qind e individëve të kësaj grupmoshe deklarojnë se angazhimi në punë i ndihmon ata të ruajnë shëndetin dhe të ngadalësojnë procesin e plakjes.

Sipas raportit, deri në vitin 2025, personat mbi 65 vjeç pritet të përbëjnë 13.7 për qind të fuqisë punëtore në Japoni. Shkalla e punësimit në këtë grupmoshë ka vazhduar të rritet për 22 vite me radhë. Vitin e kaluar, 54.5 për qind e japonezëve të moshës 65-69 vjeç ishin të punësuar, 36.2 për qind e atyre 70-74 vjeç dhe 12.6 për qind e personave 75 vjeç e lart.

Raporti gjithashtu tregon se plakja e popullsisë po vazhdon me ritme të larta. Në tetor të vitit të kaluar, 29.4 për qind e popullsisë japoneze ishte mbi 65 vjeç, duke shënuar një rritje prej 0.8 pikë përqindjeje në krahasim me një vit më parë. Kjo shifër pritet të arrijë pothuajse 40 për qind deri në vitin 2070.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement