Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Arrestohet aktorja e njohur turke, Beren Saat

Arrestohet aktorja e njohur turke, Beren Saat

Policia turke ka ndaluar 22 persona, përfshirë figura të njohura nga industria e filmit dhe muzikës, në kuadër të një hetimi për veprime të dyshuara lidhur me substanca narkotike dhe prostitucionin në Stamboll, sipas raportimeve të mediave lokale.

Mes të ndaluarve janë këngëtari Kenan Doğulu, aktorja e njohur Beren Saat, muzikanti Ozan Doğulu, aktori Enis Arıkan, këngëtari Berdan Mardini dhe personazhi i njohur i rrjeteve sociale Kerimcan Durmaz.

Operacioni është realizuar nga njësitë kundër narkotikëve të Policisë së Stambollit, si pjesë e një hetimi të udhëhequr nga Zyra e Kryeprokurorit Publik. Autoritetet kishin lëshuar urdhra ndalimi për 22 të dyshuar, para se ekipet policore t’i sillnin ata në paraburgim. Ky rast është pjesë e përpjekjeve të gjerë të Turqisë për të luftuar narkotikët, të cilët konsiderohen një shqetësim serioz për shëndetin publik dhe sigurinë.

Lista e të ndaluarve përfshin disa emra tjetër, të gjithë të lidhur me industrinë e argëtimit. Pas ndalimit, të dyshuarit iu nënshtruan kontrolleve mjekësore, një procedurë standarde në proceset ligjore në Turqi.

Ata më pas u transferuan në ambientet e Drejtorisë për Luftimin e Krimeve të Narkotikëve në Stamboll, ku pritej që të jepnin deklaratat e tyre në kuadër të hetimit. Deri më tani, nuk janë publikuar detaje të tjera në lidhje me akuzat specifike ndaj secilit person apo me fazën aktuale të procesit gjyqësor.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement