Një video e fundit e shpërndarë në rrjetet sociale ka rikthyer diskutimet mbi marrëdhënien mes Ilir Shaqirit dhe Soni Malajt në “Ferma VIP”.
Prej javësh, ndjekësit e spektaklit kanë shprehur interes për afërsinë midis dy banorëve, ndërsa në rrjet janë publikuar momente që kanë ngritur aludime për raportin e tyre.
Sidoqoftë, Iliri dhe Soni kanë përsëritur vazhdimisht se mes tyre nuk ekziston asgjë më shumë se miqësi.
Së fundmi, një video e postuar nga një fanpage e programit ka kapur vëmendjen e ndjekësve. Në pamjet e shpërndara, shihet një moment gjatë një loje ku pretendon se Ilir Shaqiri i hipën sipër Soni Malajt.
Rrethanat dhe konteksti i këtij momenti mbeten të paqarta, dhe nuk dihet se cili ka qenë qëllimi i veprimit.
Pavarësisht kësaj, videoja është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, ku janë shprehur edhe reagime kritike dhe interpretime të ndryshme nga ndjekësit e spektaklit.















You must be logged in to post a comment Login