Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

S’i shkuan në festë, Londrimi tregon çka po ndodh mes tij dhe Klodit e Elijonës

S’i shkuan në festë, Londrimi tregon çka po ndodh mes tij dhe Klodit e Elijonës

Treshja më e njohur e edicionit të fundit të Big Brother VIP Kosova, Londrimi, Klodi dhe Elijona, duket se po kalojnë në një fazë të re pas përfundimit të spektaklit.

Të gjithë e mbajmë mend afërsinë e tyre gjatë qëndrimit në shtëpi, duke u bërë kështu të preferuarit e publikut. Megjithatë, çfarë po ndodh tani në botën jashtë kamerave? Në një intervistë për Prive, Londrimi ka thyer heshtjen për zërat rreth një ftohjeje të mundshme mes miqve të tij të ngushtë.

Ai shprehu mungesën e Klodit dhe Elijonës në një event ku ai ishte i pranishëm. “I vërejta që po mungojnë. Ishin njerëzit më të afërt për mua gjatë kohës në Big Brother,” tha ai. Londrimi zbuloi se nuk ka pasur kontakt me ta në kohët e fundit dhe se, megjithëse beson që ata janë ftuar, angazhimet e shumta mund t’i kenë mbajtur larg.

Pavarësisht dëshirës për t’i parë aty, ai tregoi mirëkuptim, duke theksuar se secili ka jetën e tij pas kamerave, dhe se angazhimet e përditshme e bëjnë të vështirë shkëmbimin e informacionit.

Pjesëmarrësi i BBVK e përfundoi intervistën pa ndonjë koment të mëtejshëm mbi marrëdhëniet e tyre, duke lënë hapur pyetje për gjendjen aktuale të miqësisë mes tyre.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement