Këngëtarja dhe tekstshkruesja e njohur, Aida Baraku, ka festuar ditëlindjen e saj të 60-të. Në këtë mënyrë të veçantë, bashkëshorti i saj, këngëtari Armend Rexhepagiqi, ka ndarë një urim emocionues për të në rrjetet sociale.
Përmes një postimi, Armendi e ka përshkruar Aidën si një grua që jeton me qetësi, sinqeritet dhe në harmoni me përvojat e jetës. Ai ka shprehur ndjenjat e tij duke shkruar: “Sot Aida ime mbushi 60 vjet. Duket ashtu siç është shpirtërisht: pa filtra, hareshëm, në paqe me rrudhat dhe furtunat që ia ka sjellë jeta. E dua. Gëzuar ditëlindja”.
Ky urim i përzemërt pasqyron dashurinë dhe vlerësimin e tij për bashkëshorten gjatë kësaj dite të veçantë.















You must be logged in to post a comment Login