Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata, ka shpërndarë sot një mesazh të ndjerë për ditëlindjen e nënës së saj, e cila feston 70-vjetorin.
Në një postim në rrjetet sociale, artistja e ka uruar nënën me fjalë plot dashuri dhe mirënjohje. Ajo shkruan: “Gëzuar ditëlindjen, e shtrenjta ime. 70 vite të jetuara me dinjitet, dashuri, forcë dhe përkushtim ndaj të tjerëve. Sot nuk munda të jem pranë teje, por ti e di që të kam në shpirt e zemër… në çdo qelizë timen.”
Ky mesazh ka tërhequr vëmendjen e fansave, që kanë vlerësuar thellësinë e lidhjes familjare dhe emocionet e shprehura në të.
Elvana Gjata shpesh ndan momente të jetës së saj personale me publikun, duke treguar anën e saj më të afërt përtej karrierës muzikore.















You must be logged in to post a comment Login