Një grua është arrestuar në Mitrovicë, pasi dyshohet se nuk i është bindur urdhrit të zyrtarëve policorë dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike ndaj tyre.
Sipas raportit policor, gjatë intervenimit, e dyshuara ka refuzuar t’i zbatojë urdhrat e policisë, ndërsa situata më pas ka eskaluar në sulm fizik ndaj dy zyrtarëve policorë.
Si pasojë e rastit, e dyshuara dhe dy policët e përfshirë në incident kanë pranuar tretman mjekësor. Nuk janë dhënë detaje të tjera për shkallën e lëndimeve të tyre.
Pas arrestimit, e dyshuara është intervistuar nga organet kompetente. Me vendim të prokurorit, ajo më pas është liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.
Policia nuk ka bërë të ditura motive të mundshme të incidentit, ndërsa hetimet rreth rastit janë duke vazhduar.















You must be logged in to post a comment Login