Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

“Kë b** do lëpish pasi…”/ Plas dhe mes Dea Mishel e Bled Manes: Dal nudo nëse…

"Kë b** do lëpish pasi..."/ Plas dhe mes Dea Mishel e Bled Manes: Dal nudo nëse...

Influencuesja e njohur, Dea Mishel, ka qenë në qendër të vëmendjes ditën e djeshme pas reagimit të saj ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili imitoi blogeret.

Debati është zgjeruar në rrjetet sociale, ku Dea Mishel ka shkëmbyer ofendime me deputeten e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi.

Sot, gazetari Bledi Mane ka bërë një postim në Instagram, duke e komentuar situatën në lidhje me Dea Mishel. Ai ka shkruar: “Nëse revolucioni ka mbetur në dorën e Dea Mishelit nga Mashkullora, unë do bëj plazh nudo me Lutfi Dervishin në Zvërnec”, duke shoqëruar këtë me frazën “Sala në burg, Edi në burg!”.

Reagimi i influencueses ka qenë i menjëhershëm. Ajo ka ripostuar shkrimin në “Instastory”-n e saj me një koment të fortë: “Sa lek të japin për këto komente, apo aq sa për qiranë e muajit? Neveri! Edhe ti 60 vjeç ke obsesion t’i flasësh vajzave të reja për zhveshjen. Ça problemi ke?”

Ajo vazhdon duke pyetur Bledin se përse mbron investitoren e përmendur në lidhje me “Epstein files”, dhe përfundon duke sugjeruar se duhet të shqetësohet për pasojat e veprimeve të tij në protestat e ardhshme.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement