Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

“Do t’jap 10.000 euro” – Dea Mishel i përgjigjet Zegjinesë: Edi Rama do i flasësh ti apo të…

"Do t’jap 10.000 euro" - Dea Mishel i përgjigjet Zegjinesë: Edi Rama do i flasësh ti apo të...

Influencuesja e njohur, Dea Mishel, ka ndarë sot një postim në Instagram që lidhet me ofendimet e bëra nga deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi.

Në postim, Dea ka publikuar të gjitha mesazhet që deputetja ka shkruar në profilin e saj në Instagram, së bashku me përgjigjet që i ka dhënë kësaj të fundit.

Përveç këtij veprimi, ajo u ka kërkuar ndjekësve të saj që të shprehin mendimin e tyre për Çaushin në komente, duke theksuar se ajo ka mbyllur opsionin e komenteve në profilin e saj dhe ka bërë “block” ndaj disa përdoruesve.

Dea gjithashtu i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, duke e pyetur nëse do të merret me situatën apo do t’i lërë deputetët të zhvillojnë këtë lloj bullizmi. Ajo shkruan: “Meqë po bullizohem aktivisht nga një deputete, tregojini pak në komente këtu se çfarë mendimi keni… Edi Rama, do na përgjigjesh ti, apo do lësh këta xholat që i përdor për shpërqendrim?”

Ish-banorja e “Big Brother VIP 1” ka shkuar edhe më tej duke ironizuar Zegjinë me një postim në të cilin ofron 10,000 euro në rast se ajo lexon një numër të caktuar me zë të lartë. Ajo e ndjek këtë me numrin: 574.673.902.987.

Kjo situatë ka provokuar reagime të shumta nga ndjekësit, duke theksuar tensionet që ndodhin mes politikës dhe figurave publike në rrjetet sociale.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement