Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

DnV: Dalje e ulët e qytetarëve në votime, 10% më e ulët se në zgjedhjet e vitit 2025

DnV: Dalje e ulët e qytetarëve në votime, 10% më e ulët se në zgjedhjet e vitit 2025

Dy orë para përfundimit të procesit zgjedhor, të dhënat nga organizata “Demokracia në Veprim” tregojnë se interesimi i qytetarëve për të votuar është relativisht i ulët, megjithatë procesi ka vazhduar pa probleme.

Sipas vëzhguesve të DnV-së, deri në orën 17:00, dalja në votime ka arritur rreth 29 për qind. Në të njëjtën kohë gjatë zgjedhjeve të kaluara parlamentare në vitin 2025, ky indeks ishte rreth 39 për qind, duke treguar një rënie prej 10 për qind.

Rajonet me nivelin më të lartë të pjesëmarrjes janë komunat me shumicë serbe, ku dalja ka arritur 42 për qind. Pas tyre vjen rajoni i Prishtinës me 33 për qind, ndërsa më pak votues janë regjistruar në Gjakovë dhe Prizren, me 23 për qind dhe 24 për qind respektivisht.

Parregullsitë më të shprehura

Një nga shqetësimet më të mëdha ka qenë vështirësia që kanë hasur votuesit në gjetjen e vendvotimeve. Edhe në orët e pasdites, organizata DnV raportoi se 65 për qind e vendvotimeve kishin pasur probleme të tilla, me deri në 10 raste të përmendura. Në rajonin e Prishtinës dhe Pejës, kjo dukuri ka qenë më e shprehur, duke shënuar deri në 30 raste në 12 për qind të vendvotimeve.

Sa i përket votimit me asistencë, ky trend ka mbetur i qëndrueshëm në 0.2 për qind, megjithatë, ky lloj votimi është evidentuar në 55 për qind të vendvotimeve. Rreth 78 për qind e rasteve me asistencë i kanë përfshirë votuese gra. Në rreth 6 për qind të vendvotimeve, votimi me asistencë nuk është raportuar, duke përfshirë deri në 10 raste.

Gjithashtu, komisionerët në mbi 65 për qind të vendvotimeve vazhduan të kërkojnë dokumente mjekësore nga qytetarët që kërkonin ndihmë për të votuar. Në 45 për qind të rasteve, ata nuk lejuan votimin me asistencë pa këto dokumente, pavarësisht insistimit të votuesve, sidomos në Prishtinë.

Deri në orën 17:00, janë raportuar raste të votimit me dokumente të pavlefshme në 25 për qind të vendvotimeve, me deri në 4 raste. Po ashtu, janë evidentuar 25 raste të fotografimit të votës, që përbëjnë rreth 4 për qind të vendvotimeve.

Një tjetër shqetësim kanë qenë disa incidente, të cilat lidhen me tentativa për të votuar në emër të familjarëve. Të gjitha këto raste janë trajtuar nga policia me seriozitet.

“Me dy orë të mbetura deri në mbylljen e vendvotimeve, DnV u bën thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar. Pjesëmarrja në zgjedhje jo vetëm që është një e drejtë themelore, por gjithashtu është një përgjegjësi dhe një mjet i fuqishëm për të ndikuar në drejtimin e qeverisjes së vendit,” thuhet në njoftimin e DnV-së.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement