Në komunën e Prishtinës është vërejtur një interesim i ulët i qytetarëve për të votuar me kusht.
Derisa ora ka shkuar 15:00, numri i votuesve ka mbetur nën 2 mijë.
Menaxheri i qendrës së votimit, Milaim Mazreku, ka komentuar mbi këtë situatë. Ai i ka ftuar qytetarët e Republikës së Kosovës që të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
<
Sipas deklaratës së tij, deri tani janë regjistruar 1 mijë e 428 votues.
Mazreku theksoi gjithashtu se, krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit, po vërehet një rënie e numrit të votuesve.
Be the first to comment