Fituesja e edicionit të pestë të “BBVA”, Selin Bollati, ka emocionuar ndjekësit me një urim të veçantë për Ardit Gjebrean. Ajo ka ndarë një fotografi nga “Kënga Magjike”, duke theksuar se fjalët nuk mund ta përshkruajnë ndjenjën e saj.
“Gëzuar Ditëlindjen, Ardit! Zemra ime është plot dashuri për ty, e këtë ndjenjë nuk e përshkruaj dot, as fjalë të mjaftueshme nuk ka… Jam përjetë mirënjohëse dhe ndiej që kam shumë fat që Zoti më solli tek ti. Të uroj festë 100-ra ditëlindje të tjera, Mentor!” ka shkruar Selin.
Njëkohësisht, ajo po shijon lidhjen me Gimbon, e cila filloi gjatë pjesëmarrjes së saj në reality-show.















You must be logged in to post a comment Login