Në qendrën e votimit të “Shkollës Lidhja e Prizrenit” në Pejë, raportet tregojnë se ka pasur një numër të vogël qytetarësh në orët e para të procesit zgjedhor.
Një qytetar, i intervistuar në vendvotim, shprehu përkushtimin e tij: “Po kemi votuar. Në të gjitha zgjedhjet kam votuar, duhet me votu gjithmonë.” Ai theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje si një detyrë qytetare.
Informacionet nga Peja janë siguruar nga gazetarja Qëndresa Bellagoshi për Klan Kosova.















You must be logged in to post a comment Login