Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

LIVE| Vota parlamentare e Kosovës!

LIVE| Vota parlamentare e Kosovës!

Sot, më 7 qershor, qytetarët e Kosovës do të nisen drejt kutive të votimit për zgjedhjet e nivelit nacional. Kjo përbën procesin e tretë zgjedhor parlamentar në një periudhë 16-mujore.

Pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit 2025 dhe atyre të parakohshme të 28 dhjetorit 2025, vendi po organizon përsëri zgjedhje për Kuvendin e Kosovës. Ky proces ndiqet pas dështimit për arritjen e konsensusit të nevojshëm për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), këto zgjedhje përbëjnë të 11-tat në nivel nacional që nga përfundimi i luftës në Kosovë. Të drejtën e votës në këto zgjedhje e kanë 2.092.174 qytetarë, duke shënuar një rritje prej 15.884 votuesish krahasuar me zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025.

Votimi brenda Kosovës do të organizohet në 949 qendra votimi, me gjithsej 2.550 vendvotime. Prej tyre, 911 qendra me 2.498 vendvotime do të shërbejnë për votimin e rregullt, ndërsa 38 qendra, një në secilën komunë, me 52 vendvotime do të jenë të dedikuara për votimin me kusht.

Po ashtu, votimi jashtë vendit, përveç atij përmes postës, do të organizohet në 30 përfaqësi diplomatike të Kosovës, përkatësisht në 17 ambasada dhe 13 konsullata. Në këto përfaqësi janë vendosur gjithsej 47 vendvotime, ndërsa votimi fizik i diasporës është zhvilluar më 6 qershor 2026.

Organizimi i këtij procesi zgjedhor, sipas të dhënave zyrtare, ka kushtuar buxhetit të Kosovës më shumë se 10.8 milionë euro.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement