Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Ai nuk del nga vetja, publiku e ka dashur në çdo rol

Ai nuk del nga vetja, publiku e ka dashur në çdo rol

Bashkëshortja e aktorit Vis Pupa, Belina Pupa, ka ndarë përvojat e tij në spektaklin “Ferma VIP” në emisionin “Ferma Club”. Ajo e ka vlerësuar sjelljen e tij brenda formatit dhe marrëdhënien me publikun.

Belina u shpreh se Vis është një njeri që zgjedh paqen dhe nuk reagon me shpërthime emocionale. Ajo tha: “Një person që zgjedh paqen dhe është njeri paqësor, nuk del prej vetes. Mendoja se në një moment do shpërthente, por jo, dhe jam shumë krenare për këtë. Nëse ti zgjedh të jesh i vërtetë, çdo gjë që bën, e bën me pasion dhe kjo është ajo që Vis nuk ka zhgënjyer askënd në skenë. Nuk ka një rol që shqiptarët nuk e kanë dashuruar.”

Duke komentuar raportet e tij me konkurrentët e tjerë, Belina theksoi se ai sillet njësoj me të gjithë dhe nuk krijon konflikte. “E shoh njësoj me të gjithë. Me dikë rri më shumë. Visi nuk të jep shansin që ta nxjerrësh jashtë vetes. Të injoron,” shtoi ajo.

Në fund, ajo u shpreh se publiku duhet të vendosë për fituesin, por për të, burri i saj është më i miri. “Uroj të fitojë më i miri dhe kë të zgjedh publiku. Mozën e duam të gjithë, por për mua më i miri është burri im.”

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement