Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Gjakova një ditë para zgjedhjeve, gazetarja tregon për risitë e bëra nga KQZ-ja (VIDEO)

Gjakova një ditë para zgjedhjeve, gazetarja tregon për risitë e bëra nga KQZ-ja (VIDEO)

Gazetarja e Klan Kosova, Diellëza Berisha, ka raportuar në lidhje direkte gjatë emisionit special “Zgjedhjet 2026” në Info Magazine, duke njoftuar se Komuna e Gjakovës është përgatitur për zgjedhjet e parakohshme që do të zhvillohen nesër, të dielën.

Ajo informoi se ndodhen në qendrën e numërimit të votave, e cila do të fillojë procesin e saj nesër në palestra “Shanin Nushi”. Berisha theksoi se njëri ndër risitë për këto zgjedhje është përdorimi i jelekëve për komisionerët që do të monitorojnë procesin zgjedhor. Jelekët me ngjyrë të verdhë janë rezervuar për anëtarët e komisionit, ndërsa ata me ngjyrë portokalli do të veshin kryesuesit.

Përveç kësaj, gazetarja njoftoi se në Komunën e Gjakovës ka gjithsej 36 qendra të votimit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement