Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Sa është numri i votuesve të rinj në Mitrovicë? Gazetarja e Klanit jep detaje (VIDEO)

Sa është numri i votuesve të rinj në Mitrovicë? Gazetarja e Klanit jep detaje (VIDEO)

Nesër qytetarët e Kosovës do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Klan Kosova ka nisur një maratonë transmetimi që filloi sot për këtë ngjarje të rëndësishme.

Në emisionin special “Info Magazine” me temën “Zgjedhjet 2026”, gazetarja Bleona Thaçi raporton nga komuna e Mitrovicës, duke ndarë detaje të rëndësishme për situatën aty.

Ajo theksoi se atmosfera në Mitrovicë duket pozitive. “Kemi vënë re një lëvizje të madhe të njerëzve, ndoshta edhe për shkak të motit të mirë,” u shpreh Thaçi. Ajo shpjegoi se së bashku me gazetarin Flamur Gajtani, do të raportojnë nga Mitrovica e Jugut, katër komunat veriore të Kosovës, si dhe nga komuna e Vushtrrisë.

Sipas saj, numri i votuesve në komunën e Mitrovicës së Jugut është 80,271, ndërsa në Vushtrri është 72,489. Në këto zgjedhje, mbi 22,000 qytetarë të rinj kanë fituar të drejtën për të votuar, pas arritjes në moshën ligjore që nga zgjedhjet e fundit parlamentare.

Gazetarja iu bëri thirrje qytetarëve që në rast të ndonjë parregullsie, të kontaktojnë ekipet e Klan Kosovës në terren, të cilat do të jenë të pranishme gjatë gjithë ditës së nesërme në të gjitha komunat e Kosovës.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement