Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Anamorava një ditë para zgjedhjeve (VIDEO)

Anamorava një ditë para zgjedhjeve (VIDEO)

Gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami, raportoi nga Anamorava, ku gjithçka është gati për zgjedhjet e nesërme.

Në komunën e Gjilanit, të drejtën e votës e kanë 102,225 votues. Ata do të mund ta ushtrojnë këtë të drejtë në 37 qendra të rregullta votimi, që përfshijnë gjithsej 127 vendvotime.

Qendra më e madhe e votimit është shkolla “Thimi Mitko”, e cila ndodhet pranë vendit ku raportoi Bajrami, në qendër të qytetit. Në këtë qendër pritet të votojnë rreth 12,000 qytetarë.

Sipas informacionit të siguruar nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve, të gjitha përgatitjet për procesin zgjedhor janë përfunduar.

Materiali josensitiv është shpërndarë në të gjitha qendrat e votimit, ndërsa materiali sensitiv pritet të shpërndahet në orët e hershme të mëngjesit, para hapjes së vendvotimeve në orën 07:00.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement