Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Liqeni i Shkodrës shpallet pasuri e UNESCO-s

Liqeni i Shkodrës shpallet pasuri e UNESCO-s

Liqeni i Shkodrës është shpallur zyrtarisht Rezervë Biosfere nga UNESCO, duke marrë kështu një vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar për mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit.

Ky vendim u miratua pas aplikimit të dorëzuar nga Shqipëria në dhjetor të vitit 2025. Ky proces është pjesë e përpjekjeve për të siguruar njohjen e rëndësisë ekologjike të liqenit, pasurinë e habitateve natyrore dhe rolin e tij në ruajtjen e ekuilibrit mjedisor në rajon.

Liqeni ndan kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe është një nga zonat më të rëndësishme për biodiversitetin në Evropën Juglindore.

<

Ai strehon qindra lloje shpendësh, peshqish dhe specie të tjera të florës e faunës, disa prej të cilave janë të rralla ose të rrezikuara.

Shpallja si Rezervë Biosfere ka si qëllim nxitjen e mbrojtjes afatgjatë të ekosistemit të liqenit, ndërkohë që promovon zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, turizmin natyror dhe bashkëpunimin ndërkufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement