Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Kokainë, heroinë, armë e mijëra euro cash – këta janë të arrestuarit e aksionit të madh antidrogë në GjakovëSinjali

Kokainë, heroinë, armë e mijëra euro cash – këta janë të arrestuarit e aksionit të madh antidrogë në GjakovëSinjali

Një hetim disamujor nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) ka përfunduar me arrestimin e katër personave të dyshuar për trafikim dhe shitje të narkotikëve në rajonin e Gjakovës, njofton Gazeta Sinjali.

Burime të besueshme raportojnë se në prangat e Policisë kanë përfunduar Milot Krasniqi, Vallter Krasniqi, Zenun Zenuni dhe Muhamed Kryeziu, të cilët dyshohen për angazhim në veprimtari të organizuar të shitjes dhe shpërndarjes së substancave narkotike.

Sipas dosjes hetimore, hetimet nisën më 12 shkurt 2026 kundër Milot Krasniqit dhe më pas u zgjeruan për të përfshirë edhe individë të tjerë.

Gjatë operacioneve të veçanta hetimore, Policia kreu dy blerje të simuluara të narkotikëve, duke siguruar nga të dyshuarit sasi të kokainës, të financuara nga fondi i fshehtë i Policisë së Kosovës.

Aksioni përfundimtar u zhvillua në orët e para të mëngjesit të 5 qershorit, kur hetuesit e DHTN-së, me mbështetje nga njësitë speciale dhe hetues rajonalë, bastisën disa lokacione në Gjakovë, duke vepruar me një urdhër të Gjykatës Themelore.

Gjatë bastisjeve, policia gjeti dhe sekuestroi:

– Rreth 294 gram kokainë
– Rreth 124 gram heroinë
– Rreth 13 gram marihuanë
– Rreth 116 gram substancë dyshuese narkotike të paidentifikuar
– Një revole Zastava me dy fishekë
– Një pushkë ajrore pa numër serik
– 90 fishekë të kalibrave të ndryshëm
– 6,536 euro para të gatshme
– 474 dollarë amerikanë
– 60 franga zvicerane
– Pesë telefona mobilë

Të arrestuarit janë shoqëruar në zyrat e DHTN-së në Gjakovë. Me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rasti po hetohet për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa hetimet vazhdojnë për identifikimin e individëve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë aktivitet.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull prezumohen të pafajshëm deri në prova të kundërta nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement