Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Ekskluzive | Këta janë katër të arrestuarit në aksionin e madh antidrogë në Gjakovë

Ekskluzive | Këta janë katër të arrestuarit në aksionin e madh antidrogë në Gjakovë

Një operacion i gjerë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) ka çuar në arrestimin e katër personave të dyshuar për tregtimin e narkotikëve në Gjakovë. Pas disa muajsh hetimesh intensive, janë sekuestruar sasi të mëdha droge, armë dhe para, siç raporton Gazeta Sinjali.

Burime të besueshme tregojnë se hetimet kishin nisur që më 12 shkurt 2026 ndaj Milot Krasniqit, dhe më pas ato janë zgjeruar përfshirë edhe individë të tjerë të implikuar në këtë rrjet të dyshuar.

Gjatë hetimeve, Policia kishte kryer dy aksione të blerjes së simuluar të narkotikëve. Në këto aksione, dy të dyshuar, Zenun Zenuni dhe Muhamed Kryeziu, e kishin shitur kokainë me një peshë totale prej 1.15 gram, në këmbim të 100 eurove, të sigurara nga fondi sekret i Policisë së Kosovës.

Kulmi i operacionit u arrit mëngjesin e 5 qershorit, kur hetuesit e DHTN-së në Gjakovë, me ndihmën e njësive speciale, bastisën disa lokacione pas një urdhërese nga Gjykata Themelore në Gjakovë.

Gjatë këtyre bastisjeve, policia gjeti dhe sekuestroi:

– Rreth 294 gram kokainë
– Rreth 124 gram heroinë
– Rreth 13 gram marihuanë
– Rreth 116 gram substancë narkotike të paidentifikuar
– Një revole Zastava me dy fishekë
– Një pushkë ajrore pa numër serik
– 90 fishekë të kalibrave të ndryshëm
– 6,536 euro para të gatshme
– 474 dollarë amerikanë
– 60 franga zvicerane
– Pesë telefona mobilë

Të dyshuarit, përfshirë Milot dhe Vallter Krasniqin, Zenun Zenuni dhe Muhamed Kryeziu, janë arrestuar dhe janë dërguar në zyrat e DHTN-së në Gjakovë. Prokurori i rastit ka caktuar një masë ndalimi prej 48 orësh për të katër.

Rasti po hetohet për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa hetimet vazhdojnë për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë aktivitet.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull prezumohen të pafajshëm deri në prova të kundërt nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement