Xheneta dhe Gjesti ishin ndër dyshet më të komentuar në “Big Brother VIP Kosova”, por marrëdhënia e tyre u ndal menjëherë pas përfundimit të spektaklit.
Megjithatë, Xheneta vazhdon të tërheqë vëmendjen e ndjekësve me postime që lidhen me këngët e Gjestit. Së fundmi, ajo ndau një video nga automobili i saj i ri, në sfond të së cilës dëgjohej kënga “Meme”.
Ky detaj nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat, të cilët e interpretojnë si një tjetër “thumb” ose kujtim të lidhur me ish-banorin e BBVK. Nëse kjo është një rastësi apo një mesazh i fshehtë, mbetet për t’u ditur vetëm nga Xheneta.















You must be logged in to post a comment Login