Vajza e këngëtarit Sinan Vllasaliu, Edona Vllasaliu Kurteshi, ka shpallur se gjendja shëndetësore e babait të saj është e mirë dhe se ai po rikuperohet pas aksidentit me motor. Sinani, i ftuar të performonte në dasmën e Dua Lipës, nuk arriti të merrte pjesë për shkak të lëndimeve që kërkuan ndërhyrje kirurgjike.
Në një postim në Instagram, Edona shprehu mirënjohje për stafin mjekësor për kujdesin dhe përkushtimin e treguar gjatë trajtimit të tij. Ajo theksoi se Babai i saj, i njohur për dashurinë ndaj muzikës, fatkeqësisht nuk arriti të ishte prezent në këtë event të rëndësishëm. Sidoqoftë, ajo shprehu falënderime për mjekët dhe infermierët, duke vlerësuar thellësisht ndihmën e tyre.
“Jemi mirënjohës që ai është në duar të sigurta dhe po rikuperohet. Faleminderit pafund secilit mjek, infermier dhe çdo anëtari të stafit për kujdesin, durimin dhe zemrën që treguat. Mirësia juaj nuk harrohet,” shkroi ajo.















You must be logged in to post a comment Login