Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

“Shiko atë gruan tënde”, përplasje e ashpër mes Mozës dhe Ilirit në Ferma VIP

“Shiko atë gruan tënde”, përplasje e ashpër mes Mozës dhe Ilirit në Ferma VIP

Edicioni i tretë i “Ferma VIP” po i afrohet fundit, dhe tensionet mes konkurrentëve vazhdojnë të rriten. Së fundmi, një debat i ashpër ka shpërthyer mes poetes Mimoza Ahmeti dhe balerinit Ilir Shaqiri.

Gjatë një përplasje të fortë, të dy ata shkëmbyen fyerje të rënda, duke përfshirë dhe familjarët. Konflikti filloi pas një ofendimi ndaj Ilirit lidhur me periudhën e tij në Itali, e cila çoi në një replikë të qartë dhe të ashpër nga ana e tij.

Gjatë bisedës, Mimoza e nisi me: “Injorant italie je ti. Ke mësuar ato gjërat e italianëve kujton se ça je tu bo.” Ndërsa Iliri iu përgjigj: “Po ti ça gjërash ke mësuar ti, nga i ke mësuar ti?”

<

Debati u intensifikua më tej, me Mimozën që e ofendoi Ilirin duke përmendur familjen e tij dhe njohuritë e tyre të gjuhës shqipe. Nga ana e tij, Iliri i ktheu akuzat duke sulmuar marrëdhënien e saj me fëmijën.

Ky incident ka rritur tensionet në program, duke atraktuar vëmendjen e publikut dhe duke krijuar spekulime mbi dinamikat mes konkurrentëve.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement