Ish-konkurrentja e show-t “Ferma VIP”, Vanesa Sono, pritet të rikthehet shpejt në skenën muzikore me një projekt të ri.
Në një postim në llogarinë e saj në TikTok, këngëtarja ka ndarë një fragment të ri nga kënga, duke e shoqëruar me shënimin “Së shpejti”.
Ndërkohë, ajo që ka tërhequr vëmendjen në rrjet ka qenë teksti i kësaj kënge. Vargjet kanë bërë që ndjekësit të aludojnë se ato janë një dedikim direkt për Indrin. Komentuesit shprehen të bindur se zhgënjimi dhe dhimbja në tekst ndërlidhen ngushtë me ngjarjet e fundit mes dysh dhe se kjo e ben tekstin edhe më prekës.
Në fillim të audios, Vanesa këndon:
“ nuk dua ta besoj / Që ata kan pas të drejtë / Te ty të dyshojnë / Pa ndrojtje m’flake tej”.
Vargjet pasuese përshkruajnë një marrëdhënie të lëkundur dhe lojë me ndjenjat:
“Ti fyjem edhe pak / Ulëm edhe pak / Luj e luj me ndjenja / Thuje ça ki n’shpirt / Bërtiti ti pa frik / Dyshoj t’jenë të vërteta”.
Ky tekst ka bërë që ndjekësit ta lidhin menjëherë me historinë pas daljes nga reality show. Pas largimit të Vanesës nga gara, Indri kishte deklaruar se nuk kishte ndier mungesë për të dhe kishte marrë vendimin për t’u ndarë nga ajo përmes një letre, e cila u bë publike gjatë një nate “Prime”.















You must be logged in to post a comment Login