Blero është bërë baba për herë të dytë, ndërsa ardhja në jetë e djalit të tij me bashkëshorten Eronita ka sjellë emocione të mëdha në familje.
Lajmi i bukur është pritur me gëzim nga fansat, miqtë dhe familjarët e çiftit, por vëmendje të veçantë mori reagimi prekës i vajzës së Bleros, Tara.
Ajo ndau një dedikim plot dashuri për vëllain e saj të porsalindur, duke prekur zemrat e ndjekësve në rrjetet sociale.
“Welcome to the world, little bro. You are already loved more than you’ll ever know, and I can’t wait to spend a lifetime protecting you, laughing with you, and watching you grow. I love you endlessly”, shkroi Tara.
Në shqip, mesazhi i saj përkthehet: “Mirë se erdhe në botë, vëllai im i vogël. Je i dashur më shumë sesa do ta kuptosh ndonjëherë dhe mezi pres të kaloj gjithë jetën duke të mbrojtur, duke qeshur me ty dhe duke të parë teksa rritesh. Të dua pafund.”
Fjalët e saj emocionuese kanë marrë shumë reagime pozitive, ndërsa ndjekësit kanë komplimentuar lidhjen e ngushtë familjare dhe dashurinë që Tara po tregon ndaj vëllait të saj të vogël.












You must be logged in to post a comment Login