Dolce vazhdon të jetë një nga emrat më viral të showbizit shqiptar, ndërsa postimi i saj i fundit ka bërë namin në rrjetet sociale.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova ka “ndezur” Instagramin me paraqitjen dhe stilin e saj provokues, duke marrë menjëherë mijëra reagime nga fansat.
Me poza atraktive dhe një look që nuk kaloi pa u vënë re, Dolce arriti edhe një herë të marrë gjithë vëmendjen e mediave rozë dhe ndjekësve të saj besnikë.
Komentet kanë “shpërthyer” në postimin e saj, ku shumë fansa e kanë cilësuar si një nga vajzat më të komentuara dhe më të guximshme të momentit.
Pas eksperiencës në BBVK dhe paraqitjes në “Grande Fratello”, Dolce duket se po e shfrytëzon maksimalisht famën e fituar, duke mbetur vazhdimisht në qendër të vëmendjes online.
Çdo lëvizje e saj po kthehet në lajm, ndërsa ndjekësit mezi presin postimin e radhës nga ish-banorja që vazhdon të “trazojë” rrjetin.











You must be logged in to post a comment Login