Labinot Gashi po përjeton një nga momentet më të bukura si prind, pasi vajza e tij, Rroa, ka rrëmbyer gjithë vëmendjen në Festën e Abetares.
Në programin e organizuar për nxënësit dhe prindërit, Rroa mori rolin e moderatores, duke surprizuar të gjithë me vetëbesimin, komunikimin dhe paraqitjen e saj në skenë.
Me stilin e të folurit dhe energjinë pozitive, ajo la përshtypje të veçantë tek të pranishmit, ndërsa shumë prej tyre e cilësuan si një “trashëgimtare” të denjë të Labit edhe në profesionin e moderimit.
Sipas raportimeve, Rroa ka treguar se në të ardhmen dëshiron të bëhet moderatore, pasi ka shumë dëshirë për artin e komunikimit dhe prezantimit publik.
Momentet nga festa kanë emocionuar edhe vetë Labin, i cili është shfaqur mjaft krenar për vajzën e tij dhe talentin që ajo po tregon që në moshë të vogël.
Ndjekësit në rrjetet sociale nuk kanë kursyer komentet pozitive, duke vlerësuar paraqitjen e Rroas dhe duke uruar Labin për suksesin dhe edukimin e vajzës së tij.











You must be logged in to post a comment Login