Efi Dhedhes ka emocionuar ndjekësit e saj me një reagim të fortë dhe tepër emocional në rrjetet sociale, ku është shfaqur me lot në sy duke folur për situatën alarmante mjedisore në Shqipëri.
Ish-banorja e “Big Brother VIP” publikoi një InstaStory prekëse, ku shprehu revoltën dhe dhimbjen e saj për atë që po ndodh me zonën e mbrojtur të Vjosa-Nartës.
“Më dhemb shpirti”, shkroi Efi, teksa tregoi se kishte mbetur e tronditur pasi mësoi për zhvillimet dhe ndërhyrjet që po bëhen në këtë zonë natyrore.
Ajo u shpreh se po mundohet të përdorë më pak telefonin dhe nuk kishte qenë në dijeni të plotë për situatën, por sapo e kuptoi se çfarë po ndodh, reagoi me dhimbje dhe zemërim.
Sipas saj, njerëzit po shkatërrojnë me duart e veta “shtëpinë” ku jetojnë, ndërsa paralajmëroi se dëmi ndaj natyrës nuk prek vetëm Shqipërinë, por gjithë planetin.
Efi foli edhe për rëndësinë jetike të natyrës, duke theksuar se pa oksigjen nuk mund të marrim frymë dhe pa tokë nuk mund të ketë jetë. Në fund të reagimit, ajo lëshoi edhe kritika të ashpra ndaj njerëzimit, duke thënë se kafshët jetojnë në harmoni me natyrën, ndërsa njeriu po shkatërron gjithçka përreth.
Reagimi i saj vjen në një kohë kur debati për Lagunën e Vjosa-Nartës është rikthyer fuqishëm në opinion publik. Aktivistët e mjedisit dhe organizatat ndërkombëtare prej kohësh kanë ngritur shqetësime për ndërtimet dhe projektet infrastrukturore në këtë zonë, përfshirë Aeroportin e Vlorës, që sipas ekspertëve rrezikojnë seriozisht biodiversitetin dhe habitatin natyror të flamingove, pelikanëve dhe shumë specieve të tjera.












You must be logged in to post a comment Login