Connect with us

Hi, what are you looking for?

Politikë

Stresi futet në politikë: “Ka ardhur koha që rinia të flasë”

Stresi ka surprizuar ndjekësit me vendimin e tij më të ri, duke bërë të ditur se po hyn zyrtarisht në politikë.

Reperi shqiptar ka shpallur kandidaturën për një vend në Këshillin Kombëtar të Partia Demokratike e Shqipërisë, duke thënë se synimi i tij është të përfaqësojë zërin e të rinjve shqiptarë.

Lajmin e ka bërë publik vetë artisti përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku u shpreh se ka ardhur momenti që rinia të ketë më shumë ndikim në vendimmarrje.

Advertisement. Scroll to continue reading.

“Sot kam vendosur të hedh një hap më shumë për vendin tim, për të rinjtë dhe për zërin e një brezi që shpesh është ndjerë i papërfaqësuar”, shkroi Stresi.

Ai theksoi se përvojat e jetës, sfidat dhe rruga që ka kaluar ndër vite e kanë shtyrë të kërkojë më shumë hapësirë për të rinjtë në politikë.

“Kam ardhur nga rruga, nga jeta reale, nga sfidat që çdo i ri i njeh mirë. Prandaj dua që zëri ynë të dëgjohet aty ku merren vendimet”, u shpreh reperi.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Vendimi i Stresit ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat janë ndarë mes surprizës dhe mbështetjes për hapin e tij drejt politikës.

Në fund të mesazhit të tij, reperi u bëri thirrje të rinjve që të bashkohen dhe të kontribuojnë për ndryshim, duke theksuar se “e ardhmja nuk pret”.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Advertisement
Advertisement
re

You May Also Like

ShowBiz

Dolce vazhdon të jetë një nga emrat më viral të showbizit shqiptar, ndërsa postimi i saj i fundit ka bërë namin në rrjetet sociale....

ShowBiz

Dafina Zeqiri dhe motra e saj Besa Tafari janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, pas një deklarate emocionale të Besës dhe një reagimi...

ShowBiz

Santiana Maloku ka rikthyer sërish vëmendjen e ndjekësve me paraqitjen e saj të fundit provokuese në rrjetet sociale. Bukuroshja nga Gjakova publikoi një fotografi...

ShowBiz

Andrra Destani ka prekur ndjekësit me urimin e saj të veçantë për vjehrrin, i cili ka festuar 90-vjetorin e lindjes. Bashkëshortja e Sinan Hoxha...

Advertisement

Copyright © 2026 nKosove Show, powered by IllyNet.