Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Sot pritet të shpallet projekti fitues për shtatoren e Adem Jashari në Prishtinë

Komuna e Prishtinës pritet që gjatë ditës së sotme të bëjë publik projektin fitues për ndërtimin e shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari në kryeqytet.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komuna e Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka theksuar se projekti për monumentin e heroit kombëtar po hyn në një etapë të rëndësishme.

Ky projekt është konsideruar si një ndër iniciativat më simbolike për kryeqytetin, pasi shtatorja e Adem Jasharit pritet të vendoset në një hapësirë monumentale që do të ketë rëndësi historike dhe kombëtare për qytetarët.

<

Kujtojmë se më 26 prill 2024, Përparim Rama kishte zhvilluar një takim me Bekim Jashari nga familja Jashari në Prekaz, ku kishin diskutuar rreth lokacionit dhe detajeve për vendosjen e shtatores së komandantit legjendar.

Ndërsa më 14 mars 2024, Komuna e Prishtinës kishte hapur zyrtarisht konkursin për krijimin e “Sheshit Monumental të Komandantit Legjendar Adem Jashari”, projekt që synon të krijojë një hapësirë përkujtimore dhe reprezentative në nder të figurës së tij historike.

Shpallja e projektit fitues pritet të zgjojë interesim të madh publik, pasi bëhet fjalë për një monument që do të mbajë emrin dhe figurën e një prej simboleve më të rëndësishme të historisë së Kosovës.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement