Connect with us

Hi, what are you looking for?

Moti

Temperatura ekstreme? Meteorologia paralajmëron një verë më të nxehtë se zakonisht

Rritja e temperaturave gjatë muajit maj duket se ka dhënë sinjalet e para për një verë të nxehtë dhe me temperatura ekstreme në rajon.

Lidhur me parashikimet për muajt në vijim, ka folur meteorologia Rrezarta Gjakollari në emisionin “Ora 7”, ku theksoi se ndryshimet klimatike po ndikojnë gjithnjë e më shumë edhe në vendet e Ballkanit.

Sipas saj, temperaturat e larta që po regjistrohen vit pas viti janë pasojë direkte e ngrohjes globale, fenomen që po sjell vera më të gjata, më të thata dhe më intensive.

<

“Sipas të dhënave sezonale nga zyra meteorologjike në Londër, për tre muajt e verës, qershor, korrik dhe gusht, pritet që temperaturat të jenë mbi mesatare”, u shpreh meteorologia.

Ajo paralajmëroi se edhe Shqipëria dhe Kosova do të përballen me valë të të nxehtit më të shpeshta, ndërsa temperaturat ekstreme pritet të jenë më intensive krahasuar me vitet e kaluara.

Ekspertët e klimës prej kohësh kanë ngritur alarmin për ndikimin e ndryshimeve klimatike, ndërsa vitet e fundit Europa dhe rajoni kanë përjetuar temperatura rekord, thatësira dhe periudha të gjata pa reshje.

Ndërkohë, qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes gjatë ditëve me temperatura të larta, sidomos të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement