Dolce ka rikthyer sërish vëmendjen e ndjekësve me një postim të fundit në rrjetet sociale, i cili u komentua gjerësisht nga fansat e saj.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” publikoi një mesazh në gjuhën italiane, që u interpretua nga shumë ndjekës si një deklaratë e fortë për karakterin dhe personalitetin e saj.
“Una come me non puoi capirla, né fermarla e né cambiarla. Puoi solo odiarmi o essere folle insieme a me”, shkroi Dolce në postimin e saj.
Në përkthim në shqip, mesazhi thotë: “Një si unë nuk mund ta kuptosh, as ta ndalosh dhe as ta ndryshosh. Mund vetëm të më urresh ose të jesh i çmendur bashkë me mua.”
Postimi ka marrë reagime të shumta në rrjet, ku fansat kanë nisur menjëherë komente dhe aludime për kujt mund t’i jetë drejtuar ky mesazh. Disa e kanë parë si një deklaratë force dhe vetëbesimi, ndërsa të tjerë mendojnë se Dolce ka dashur të japë një sinjal për njerëzit që e kritikojnë vazhdimisht.
E njohur për natyrën e saj provokuese dhe deklaratat që shpesh bëjnë bujë online, Dolce vazhdon të mbetet një nga personazhet më tëkomentuara në rrjetet sociale edhe pas përfundimit të eksperiencës së saj në BBVK.












You must be logged in to post a comment Login