Një fotografi e re që po qarkullon në rrjetin social Instagram ka tërhequr vëmendjen e shumë përdoruesve. Ajo tregon Selin dhe Gimbon të shijojnë kohën e pushimeve bashkë me Gjestin.
Pamja arrin në një moment interesante, sidomos pas diskutimeve rreth marrëdhënies mes çiftit dhe Gjestit. Gimbo dhe Gjesti njihet prej kohësh si miq dhe bashkëpunëtorë të afërt, me Gimbon që ka shërbyer si DJ personal i këngëtarit. Disa ditë më parë, ata u shfaqën sërish së bashku në rrjetet sociale, duke konfirmuar vazhdimin e miqësisë së tyre.
Megjithatë, muajt e fundit ka pasur shumë spekulime rreth marrëdhënies së Selinit me Gjestin. Fituesja e “Big Brother VIP Albania 5” kishte sqaruar se nuk kishte pasur asnjë konflikt mes tyre, pavarësisht se nuk ndiqeshin në Instagram. Ajo kishte theksuar se raporti i tyre në jetën reale ishte gjithnjë i mirë dhe i respektueshëm.
Kjo foto e fundit duket se e konfirmon atë që ajo kishte thënë: jashtë zhurmës së rrjeteve sociale, marrëdhënia mes tyre është normale. Po ashtu, Selin dhe Gimbo vazhdojnë të jenë të pandarë pas përvojës së tyre në “Big Brother.” Çifti tashmë ka filluar bashkëjetesën, duke e ndarë jetën e tyre mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Në fund, një foto nga pushimet mjafton për të lidhur dy fitues të “Big Brother VIP Albania” nga dy edicione radhazi, duke iu bashkuar atyre edhe Gimbo.



















You must be logged in to post a comment Login