Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Super dhurata luksoze për ditëlindjen e Vesës që çdo vajzë do e donte

Super dhurata luksoze për ditëlindjen e Vesës që çdo vajzë do e donte

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vesa, ka shpërndarë në Instagram një fotografi të një çante luksze Hermès Birkin, e shoqëruar me mbishkrimin “Birthday Gift”.

Derisa nuk ka zbuluar publikisht se nga kush ka marrë këtë dhuratë, besohet se surpriza vjen nga bashkëshorti i saj, Mirlindi. Ai është i njohur për dhuratat luksoze që i ka bërë Vesës për raste speciale, duke sugjeruar se edhe këtë herë ai mund të ketë organizuar surprizën për ditëlindjen e saj.

Çanta Birkin njihet si një nga modelet më ekskluzive të Hermès, me çmime që variojnë në varësi të madhësisë, materialit dhe modelit. Disa versione të saj në tregun e rishitjes arrijnë shifra të jashtëzakonshme.

<

Megjithatë, Vesa ka zgjedhur të mos japë më shumë detaje, duke lënë që fotografia të flasë për këtë moment të veçantë të ditëlindjes së saj.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement