Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Si do ta quajnë vajzën e dytë, Sara tregon vendimin me Bardhin

Si do ta quajnë vajzën e dytë, Sara tregon vendimin me Bardhin

Sara Gjordeni është e njohur për raportin e saj të ngushtë dhe komunikimin e hapur me ndjekësit në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente të rëndësishme nga jeta e saj.

Pas festimit të 30-vjetorit të lindjes javën e kaluar, ish-banorja e “Big Brother VIP” ndahet me një tjetër bashkëbisedim virtual me ndjekësit, në rastin e pritur të vajzës së saj të dytë.

Gjatë këtij dialogu, një nga pyetjet më të diskutueshme ishte lidhur me emrin e foshnjës, si dhe nëse partneri i saj, këngëtari Bardhi, ka ndihmuar në zgjedhjen e tij. Sara zbuloj se për këtë shtatzëni çifti ka bërë një marrëveshje të veçantë.

Ajo shpjegoi se emri i vajzës së tyre të parë, Neas, ishte zgjedhur nga vetë ajo, ndërsa Bardhi kishte rënë dakord. Këtë herë, ai do të ketë të drejtën të zgjedhë emrin e foshnjës së re.

Marrëveshja parashikon që Bardhi të zbulojë dhe të thërrasë vajzën me emrin e zgjedhur vetëm pas lindjes, në momentin që do ta mbajë atë në krahë për herë të parë.

Sara shprehu entuziazmin e saj dhe besimin e plotë te partneri, duke treguar se mezi pret të dëgjojë emrin e ri dhe se është e sigurt që do t’i pëlqejë çdo zgjedhje e tij.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement