Këngëtarja e njohur shkodrane, Eli Malaj, ka festuar sot 40-vjetorin e lindjes. Në një ambient festiv, mes luleve, tortës dhe urimeve të shumta, artistja ka pritur këtë ditë të veçantë me shumë humor.
Në një fotografi të postuar nga festa, Eli ka shoqëruar momentin me batutën: “Nuk du me tregu që i bana 40”. Përveç shakasë mbi moshën, ajo ka ndarë një mesazh mirënjohjeje për të gjithë ata që janë pranë saj dhe e mbështesin.
“Jam mirënjohëse Zotit, familjes, miqve, dhe ju që më doni pa më taku asnjëherë,” ka shkruar ajo, duke theksuar se ndihet me fat dhe duke shpresuar që njerëzit e saj të jenë pranë përherë.
Eli Malaj ka lindur më 9 shtator 1986 në Shkodër dhe prej vitesh është një nga emrat më të njohur të muzikës live dhe festive shqiptare. Në moshën 18-vjeçare, ajo u zhvendos në Tiranë, ku filloi të ndërtonte karrierën e saj muzikore në një mënyrë më serioze.
Një detaj interesant është se vetëm një vit më parë, Eli publikoi projektin muzikor “Ditëlindja”, në bashkëpunim me Bes Kallakun. Tani, duket se kënga e ditëlindjes ishte krijuar për vetë të saj, me ndryshimin e vetëm të numrit 40, të cilin Eli po përpiqet ta mbajë “sekret”.
Be the first to comment